Bryan Adams do të bëhet baba

15/03/2011 14:15

Bryan Adams do të bëhet baba për herë të parë në moshën 51-vjeçare.

Këngëtari pret një fëmijë nga asistentja e tij, Alicia Grimaldi, në muajin maj.

“Alicia Grimaldi dhe unë po presim një fëmijë. Falenderoj të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe urimi”, u shpreh Adams.

Këngëtari ka qenë i lidhur më parë me aktoren Gwyneth Paltrow dhe me këngëtaren e grupit Spice Girls, Mel C.

 

Top Channel