Forcat besnike të Alassane Ouattara sulmuan ato të presidentit të jashtëligjshëm Laurent Gbagbo, në kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, Abixhan.
Kjo është hera e parë që luftimet spostohen në rrugët e qytetit më të populluar të vendit, që prej fillimit të krizës në muajin nëntor.
Të shtëna të vazhdueshme kanë ndodhur për disa orë duke nisur nga mbrëmja e djeshme, për të vazhduar gjatë të gjithë mëngjesit të sotëm, por mediat korrespondentët e mediave ndërkombëtare nuk janë në gjendje të konfirmojnë numrin e viktimave.
Vendi i ndodhur në Afrikën Perëndimore përballet me një krizë të thellë dhe mundësinë e kalimit në një luftë civile, pasi presidenti Laurent Gbagbo refuzon të largohet nga vendi, paravarësisht se humbi zgjedhjet e zhvilluara katër muaj më parë.
Top Channel