Aretha Franklin mposht tumorin

15/03/2011 16:35

Një prej divave të xhazit dhe bluzit amerikan, Aretha Franklin, jo vetëm që është gjallë, por është e vendosur të rikthehet të këndojë, pasi fitojë betejën me të vështirë të jetës.

E diagnostikuar me një formë të avancuar të kancerit të pankreasit në fundin e 2010-s, Franklin iu nënshtrua një operacioni të vështirë në janar, ndërsa mjekët nuk i dhanë shumë shpresë për mbijetesë.

Megjithatë, në vizitën e fundit mjekësore, është zbuluar se 68-vjeçarja është shëruar plotësisht dhe mund t’i rikthehet jetës së saj aktive.

Franklin, e cila këndoi në ceremoninë e përurimit të presidencës së Barack Obamës, mendon të rifillojë etapat e turit të saj amerikan, të ndërprerë nga sëmundja.

Fatkeqësisht, një tjetër yll botëror, aktori Patrick Swayze, nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në shtator 2010 pikërisht nga i njëjti lloj tumori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA