Tërmeti, Japonia u zhvendos 4 metra

14/03/2011 23:40

Shkencëtarët kanë ribërë llogaritë për fuqinë dhe pasojat e tërmetit të Japonise. Vendi-ishull është zhvendour jo 1.5 metra sic u tha në fillim, por plot katër metra nga pozicioni i mëparshëm.

Ndërsa aksi i planetit tonë ka lëvizur me 16.5 centimetra, duke shtuar shpejtësinë e rrotullimit të tij, por efekti në gjatësinë e ditës është i pallogaritshëm.

Të dhënat e gati 1200 stacioneve monitoruese të përmbledhura nga rrjeti GeoNet, tregojnë se lëkundjet katastrofike të tokës kanë shkaktuar një zhvendojse masive. Për insitutin gjeologjik britanik kjo nuk është dicka e pazakontë pas një tërmeti kaq të fuqishëm. Tërmeti me të gjitha gjasat, lëvizi edhe aksin e tokës me rreth 16 cm cka e bën planetin të rrotullohet rreth vetes më shpejt. Shkurtimi i ditës që vjen si pasojë e një ndryshimi të tillë është i papërfillshëm, 1.8 të miliontat e një sekondi.

Agjencia meterologjike e Japonisë propozoi rishikimin e magnitudës së tërmetit të së premtes prej 9 ballësh. Kjo do ta bënte tërmetin e 5 më të madh që nga fillimi i regjistrimeve, por agjencitë e tjera nuk janë përgjigjur.

Një ekspert britanik shpjegon se tërmeti ndodhi përgjatë dy pllakave tektonike, asaj të Paqësorit në Lindje dhe asaj që shumë gjeologë e shohin si zgjatim të pllakës amerikano-veriore në Perëndim. Pllaka e Paqësorit po lëviz drejt Perëndimit pikërisht poshtë Japonisë. Përplasja mes pllakave i dha një goditje fundit të detit që zhvendosi sasi gjigante uji duke prodhuar dallgën shkatërrimtare 10 metër të lartë dhe mesa duket edhe një zhvendosje të Japonisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA