Tunizi, në qeli këshilltarët e Ben Ali

12/03/2011 11:25

Pas dhjetra familjarëve të arrestuar gjatë ditëve të revolucionit, tani u ka ardhur radha bashkëpunëtorëve të ngushtë të ish-presidentit tunizian Ben Ali të përfundojnë në qeli.

Sipas raportimeve të mediave lokale, ditën e djeshme janë arrestuar Abdelwaheb Abdallah, Abdelaziz Ben Dhia dhe Abdallah Kallel, të cilët ishin në arrest shtëpie.

Sipas burimeve, të tre ata akuzohen për tradhti të lartë dhe komplot kundër sigurisë kombëtare dhe rrezikojnë të ndëshkohen me dënimin me vdekje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta