SHBA, hetimi i Wikileaks në faqet e Twitter

12/03/2011 08:35

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kërkojë hyrjen në faqen e rrjetit shoqëror Twitter, për tre prej bashkëpunëtorëve të Julian Assange, si pjesë e hetimit ndaj Wikileaks.

Një gjykatë më e ulët pranoi kërkesën për të hetuar mbi të dhënat e tyre personale në internet, por pala mbrojtëse dërgoi çështjen në gjykatën e apelit.

Sipas palës mbrojtëse, nëse gjykata do të konfirmojë sot vendimin e marrë më parë, do të bëhet përgjegjëse për shkeljen e lirive kushtetuese për fjalën e lirë dhe lirinë e shoqërimit.

Në vendimin e mëparshëm, argumentohet se këto të drejta nuk duhet të pengojnë autoritetet të kryejnë një hetim kriminal.

Tre personat e hetuar janë ish-Kryeministrja e Islandës, Birgitta Jonsdottir, hakeri holandez Rop Gonggrijp dhe programuesi kompiuterik amerikan Jacob Appelbaum.

Top Channel