Libi, luftime të ashpra në Ras Lanuf

12/03/2011 11:10

Luftime të ashpra janë duke ndodhur në qytetin port të Ras Lanufit në Libi midis forcave opozitare dhe atyre të kolonelit Gaddafi, të cilat kontrollojnë qytetin.

Sipas asaj që raporton Agjensia Franceze e Lajmeve “AFP”, rebelët kanë nisur një sulm në shkallë të gjerë për të rikthyer në duart e tyre qytetin strategjik të humbur dy ditë më parë.

Avionët ushtarakë kanë bombarduar një rafineri dhe një postobllok të rebelëve, pranë Ras Lanufit.

Një samit i jashtëzakonshëm i Ligës Arabe do të mblidhet sot në Kajro, për të diskutuar mbi mundësinë e vendosjes së një zone ndalim-fluturimi mbi Libinë.

Kolonel Gaddafi ka dërguar përfaqësuesit e tij për të marrë pjesë në këtë takim, por Liga Arabe ka lajmëruar se nuk ka ndërmend të lejojë ata që të marrin pjesë në takim.

Një ditë më parë, Bashkimi Europian hodhi një hap më tej drejt miratimit të propozimit anglo-francez, për vendosjen e zonës së ndalim fluturimit, masë e domosdoshme për mbrojtjen e civilëve.

Top Channel