Libi, Liga Arabe kërkon ndalim-fluturimi

12/03/2011 22:00

Liga Arabe ka mbështetur idenë e vendosjes së një zone të ndalim-fluturimit mbi Libi, ndërsa rebelët atje përballen me shtimin e ofensivës së forcave të Muamar Gaddafit.

Në një takim të posaçëm në Kajro u votua t’i kërkohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së marrja e një masë të tillë. Britania dhe Franca ishin të parat që dolën me këtë ide, por deri tani nuk kanë gjetur mbështetjen e BE-së apo të NATO-s.

Zhvillimi vjen në kohën kur forcat anti-qeveritare në Libi pësuan të tjera humbje.

Ushtarët libjane i kanë shtyrë ata më shumë nga sa u raportua fillimisht, duke i detyruar të largohen edhe nga porti i rëndësishëm i Ras Lanufit.

Pamje filmike tregojnë kryengritësit duke vrapuar apo duke u larguar me makina.

Megjithatë, në qytetin fqinj të Brega-s, rebelët refuzojnë të dorëzohen.

“Ti Gedafi e shkaktove këtë zemërim dhe tani urrejtja ka kapërcyer çdo kufi që kishe parë ndonjëherë o tiran”, tha Lanufit.

Kreu i Këshillit Kombëtar libjan këmbëngul se ka plot luftëtarë për të sulmuar trupat qeveritare, por pa asnjë lloj kufizimi ndaj avionëve dhe anijeve të tij, ata që do të vuajnë, do të jenë civilët.

“Nëse nuk vendoset një zonë për ndalimin e fluturimeve dhe kufizime të lëvizjeve në det, situata për civilët do të bëhet shumë e vështirë. Në Benghazi, në kemi në dispozicion njerëz dhe armë. Vazhdoj të them se jemi për një proteste paqësore, por realiteti është i tillë që na detyron të marrin masa”, tha Jalili.

Në takimin e Kajros, vendosjes së një zone të ndalim-fluturimit iu kundërvu vetëm Siria dhe Algjeria.

Për presidentin Obama, sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe ato ndërkombëtare e kanë izoluar edhe më tej kolonel Gedafin, ndërsa vazhdojnë diskutimet për të tjera opsione që përfshijnë vëzhgimin 24 orësh të Libisë, një embargo më të rreptë armësh si dhe përpjekjet për ndihmë të mëtejshme humanitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA