Japoni, centrali atomik mund të shpërthejë
12/03/2011 09:15
Një shpërthim ndodhi dhe tym është duke dalë në këto momente nga centerali bërthamor i Fukujamës në Japoni, ndërsa mediat vendase sugjerojnë se impanti mund të jetë duke shpërthyer.
Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, material radioaktiv është gjetur jashtë centralit, ku dyshohet se një reaktor mund të ketë arritur nivelin e shpërthimit, si pasojë e mbinxehjes pas dëmtimit që tërmeti i shkaktoi një ditë më parë sistemit të ftohjes.
Një zonë prej 2,5 kilometrash rreth centralit është evakuar plotësisht për arsye sigurie.
Incidenti i vetëm bërthamor në kohë paqe ndodhi në vitin 1986, kur reaktori i centralit të Çernobilit në Ukrainë shpërtheu nga mbinxehja.
Top Channel