Japoni, 9500 të zhdukur në Miyagi
12/03/2011 18:35
Janë rreth 9500 persona të zhdukur në Minamisanriku, në prefekturën e Miyagi, në verilindje të Japonisë, një prej zonave më të goditura nga tsunami që pasoi tërmetin e djeshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Kyodo”.
Kjo shifër i shtohet më shumë se 1 mijë të vdekurve në pjesën tjetër të vendit, ndërkohë që bilanci i viktimave shtohet nga ora në orë.
Ndërkohë agjencia meteorologjike japoneze ka lajmëruar një tërmet të fortë me magnitudë 6.0 të regjistruar në brigjet e prefekturës së Fukushimës, me epiqendër 40 kilometra në thellësi.
Top Channel