Irak, pritë ushtarëve, vriten shtatë

12/03/2011 14:35

Njerëz të armatosur zunë pritë dhe vranë shtatë ushtarë irakenë ndërsa ata po ktheheshin në shtëpitë e tyre pas përfundimit të turnit, në qytetin e Mosulit, dikur bastion i Al-Kaedës.

Siç bëri të ditur “Associated Press”, asnjë prej vrasësve nuk është kapur. Ushtarët ishin duke udhëtuar me veshje civile në një kamionçinë, kur ekzekutuesit i bllokuan rrugën dhe i qëlluan me mitroloz nga një prej mjet tjetër.

Mosuli është qyteti i tretë më i madh në Irak dhe ai përballet vazhdimisht me ngjarje të tilla të shëmtuara, pasi Al-Kaeda vazhdon të ketë një ndikim të rëndësishëm në zonë.

Pavarësisht kontrollit të koalicionit amerikan ndaj vendit, Siria ka vazhduar të fusë dhe të financojë elementë terroristë në Irak nëpërmjet Mosulit, i cili ndodhet pranë kufirit.

Ndërsa amerikanët përgatiten që të largohen nga vendi, militantët po organizojnë disa sulme të përgjakshme, me qëllim rikthimin në kontroll të disa zonave të kontrolluara dikur prej tyre,

Top Channel