Eurozona, parimisht pro planit ekonomik

12/03/2011 09:00

Liderat e eurozonës kanë arritur në parim një marrëveshje për të koordinuar politikat ekonomike, bëri të ditur presidenti i Bashkimit Europian, Herman van Rompuy.

Megjithatë, ai shtoi se detaje të rëndësishme mbeten për t’u biseduar. Franca dhe Gjermania kanë hedhur më parë idenë e një fondi krizash, i cili do të jetë i gatshëm për t’u marrë nga çdo vend që do të përjetojë vështirësi ekonomike.

Një mundësi e tillë duhet të krijojë më pak frikë për lëkundje brenda eurozonës, duke hequr kështu mundësinë që monedha të zhvlerësohet si pasojë e krizës së një vendi të vetëm, midis 16 që formojnë zonën e përbashkët euro.

Liderat e eurozonës ndodhën në Bruksel, ku në qendër të bisedimeve do të vendoset strategjitë për eliminimin e borxheve të mëdha, të cilat kanë shkaktuar lëkundje brenda vendeve europiane për më shumë se një vit.

Mbetet për t’u caktuar se cila do të jetë vlera e fondit të përhershëm, por sipas burimeve brenda Brukseli, mendohet që ai të fiksohet në 500 miliardë euro.

Pas krizës greke dhe asaj irlandeze, Spanja mund të jetë vendi i ardhshëm që mund të ketë nevojë për shpërtimin e BE-së.

Top Channel