Tërmeti, më i fuqishmi në historinë e Japonisë
11/03/2011 10:45
Shërbimi Sizmiografik Japonez konfirmoi përpara pak çastesh se tërmeti shkatërrimtar që goditi vendin mëngjesin e sotëm ishte më i madhi në historinë e Japonisë.
Një zëdhënës i agjensisë konfirmoi përpara kamerave se tërmeti ishte i magnitutës 8,8 të shkallës rihter dhe ky është më i madhi i regjistruar ndonjëherë që kur aparatet regjistruese u bënë të mundshme në mesin e viteve 1800.
Japonia është vendi që goditet më shpesh në botë nga tërmetet dhe strukturat e ndërtuara me teknologji të veçantë duket se i rezistuan mirë lëkundjeve të tokës, por asnjë masë nuk mund të përmbante tsunamin, i cili në disa zona ka depërtuar disa kilometra në brendësinë e tokës.
Top Channel