Pakistani teston raketën bërthamore
11/03/2011 14:10
Pakistani ka njoftuar sot se ka kryer me sukses testin e një rakete me rreze të shkurtër, të tipit “Hataf-2”, në gjendje të transportojë një ngarkesë bërthamore.
Përmes një komunikate për shtyp të shpërndarë në Raualpindi, ushtria ka saktësuar se ky është testi i dytë brenda 30 ditësh, i kryer nga një bazë ushtarake e pacaktuar.
“Hataf-2” është një raketë tokë-tokë që mund të arrijë një distancë maksimale prej 180 kilometrash, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.
Top Channel