Mblidhet samiti i BE-së për Libinë

11/03/2011 11:45

Liderë të 27 vendeve antare të Bashkimit Europian janë duke u grumbulluar aktualisht në Bruksel për një mbledhje urgjente për situatën më Libi, ndërsa ekzistojnë disa qëndrime të ndryshme në pozicionin e vendeve antare.

Megjithatë, një ditë pasi Franca u shndërrua në vendin e parë në botë që njohu zyrtarisht rebelët, është e domosdoshme që BE të bisedojë për të dalë me një qëndrim të vetëm rreth situatës.

Në samit do të diskutohet edhe rreth opsioneve të tjera të debatuara deri tani, midis të cilave vendosja e një zone ndalim-fluturimi mbi Libinë apo mundësia e një ndërhyrje ushtarake.

Pavarësisht deklaratave të Parisit zyrtar apo Romës dhe Madridit që kanë kërkuar një qëndrim të njëtrajtëshëm prej BE-së, kryediplomatja Ashton ftoi vendet që të mos ndjekin shembullin e Francës dhe të nxitohen në shpalljen e njohjeve të qeverive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA