Libia, BE: Të largohet Gheddafi
11/03/2011 18:40
“Gheddafi nuk ka më zgjidhje, duhet të largohet dhe duhet t’i japë fund sulmeve kundër popullsisë civile”.
Kështu është shprehur ministri i Jashtëm hungarez, Janos Martonyi, duke hapur sot pasdite, në pallatin mbretëror të Godolit, pranë Budapestit, takimin informal të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, i ashtuquajturi Gymnich.
Takimi në pjesën më të madhe do të fokusohet në linjën e Bashkimit Evropian drejt vendeve jugore të Mesdheut.
Top Channel