Libi, lirohen tre ushtarët holandezë

11/03/2011 13:15

Tre ushtarë holandezë, të kapur në Libi gjatë një operacioni shpëtimi të disa shtetasve, u liruan prej forcave të Gaddafi-t.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ata mbërritën disa orë më parë në Athinë, me një fluturim çarter prej Tripolit dhe gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore.

Të kapur përpara disa ditësh pranë qytetit të Sirtes, pjestarët e trupave speciale holandeze u ekspozuan në Televizionin Kombëtar Libian, si pjesë e propagandës së autoriteteve.

Gaddafi pretendoi se ata ishin prova e mungesës së respektit ndërkombëtar për sovranitetin e Libisë dhe një provë se vendet perëndimore po përpiqen t’a shndërrojnë shtetin e pasur me rezerva nafte në një koloni të tyren.

Top Channel