Klinton: Gati plani për ndalim-fluturimin në Libi
11/03/2011 01:25
Sekretarja amerikane e Shteti, Hillari Klinton njoftoi se shumë shpejt do t’i paraqitet NATO-s një plan për vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit mbi qiejt e Libisë.
Kryediplomatja tha se plani parashikohet të dorëzohet më 15 mars.
“Vazhdojmë të arsyetojmë dhe të shqyrtojmë të gjitha opsionet e mundshme që do t’i jepnin fund raprezaljeve në Libi, përfshirë edhe atë të mbylljes së hapësirës ajrore”, tha Klinton në një deklaratë për mediat.
Top Channel