Japoni, tjëtër lëkundje sizmike
11/03/2011 13:10
Një lëkundje e re sizmike me fuqi 6.7 ballë është regjistruar në det, në afërsi të Tokios, ka njoftuar agjencia japoneze “JMA”.
Është lëvizja e re që ka goditur vendin brenda disa orëve, me epiqendër në det, në brigjet veri-lindore.
Sipas agjencisë, tërmeti 8.8 ballë i orëve të mëparshme ka qenë më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në Lindjen e Diellit.
Kryeministri Naoto Kan ka siguruar se nuk është regjistruar asnjë rrjedhje radioaktive nga centralet bërthamore të vendit.
Ndërkohë, deri tani nga tërmeti dhe tsunami që e shoqëroi më pas llogaritet të kenë humbur jetën 44 persona.
Top Channel