Japoni, qeveria: Dëme të mëdha

11/03/2011 10:05

Kryeministri japonez Naoto Kan ka reaguar pas situatës së krijuar pas tërmeteve dhe tsunamit që goditën Japoninë, duke bërë thirrje për qetësi.

“Kemi ngritur një komitet operativ dhe iu kërkojmë të gjithëve që të jenë të vëmendshëm ndaj udhëzimeve që do të jepen. Duhet të ruajmë qetësinë”, ka deklaruar Kan.

Deklaratën e tij kryeministri e ka bërë pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të kabinetit të tij, i veshur me tutën e kaltër që përdoret në rastet e emergjencës.

Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë japoneze ka deklaruar se tërmeti i fuqishëm dhe dallgët e tsunamit mund të kenë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA