Japoni, gjendje emergjence në reaktorin atomik

11/03/2011 13:05

Qeveria japoneze ka shpallur gjendjen e emergjencës, pasi ftohja e një reaktori bërthamor në centralin atomik të Fukujamës nuk po ndodh sipas planit.

Ndonëse puna e centralit ndaloi automatikisht pas lëkundjeve të tokës, tërmeti shkaktoi dëme në sistemin e ftohjes të bërthamës reaktive.

Autoritetet kanë bërë thirrje që të mos krijohet panik, pasi nuk ka asnjë rrjedhje bërthamore dhe situata është nën kontroll, por shumë banorë të zonës kanë filluar të largohen nga frika e shpërthimit bërthamor.

Problemet në ftohjen e një reaktori bërthamor kanë shkaktuar të vetmin incident atomik të njohur në kohë paqe, në Çernobil, Ukrainë, në vitin 1986.

Top Channel