Japoni, fiken impiantet atomike
11/03/2011 09:15
Dy impiante bërthamore japoneze në bregun e Paqësorit janë bllokuar automatikisht pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin aziatik.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare, sipas të cilave së funksionuari kanë ndaluar edhe trenat e metrotë.
Masa janë marrë edhe për aeroportet Narita dhe Haneda, ku po verifikohet gjendja e pistave të avionëve.
Ndërkohë që rreth 4 milionë banesa në kryeqytetin Tokio kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të dëmeve të shkaktuara.
Valët 10 metra të larta të tsunamit goditën qytetin e Sendait, ndërsa në prefekturën e Aomorit, ku përfshihet edhe ishulli Honshu, dallgët kanë qenë edhe më të larta.
Top Channel