Japoni, “AFP”: 19 të vdekur

11/03/2011 10:15

19 persona janë konfirmuar të vdekur dhe disa qindra të tjerë janë shpallur të humbur, pas tërmetit dhe tsunamit që aktualisht po godet Japoninë.

Bilancin paraprak e lajmëroi “Agence France Press”, duke iu referuar burimeve zyrtare. Numri i viktimave pritet të jetë shumë më i lartë, ndërsa disa ndërtesa janë shembur e zjarre masive kanë shpërthyer në qytetet japoneze.

Dallgët e detit kanë depërtuar disa kilometra në brendësinë e tokës. Vorbulla gjigante uji u transmetuan nga BBC disa minuta më parë, të filmuara nga helikopterë mbi Oqeanin Paqësor.

Një dallgë me lartësi 10 metra po lëviz me shpejtësi drejt brigjeve ruse, australiane, filipinase dhe tajlandeze, ndërsa për disa ishuj në Paqësor situata është veçanërisht shqetësuese, pasi në territorin e tyre nuk ndodhet asnjë pikë më e lartë se dhjetë metra.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA