A.Saudite, policia hap zjarr ndaj protestuesve

11/03/2011 09:10

Arabie Saudite hapi zjarr për të shpëndarë një turmë protestuesish në qytetin lindor të Qatifit, vetëm një ditë përpara se sot të mbahen protesta masive në kryeqytetin Riad.

BBC, duke iu referuar dëshmitarëve, thotë se të paktën tre persona mbetën të plagosur, pasi u rrahën brutalisht nga forcat e rendit me shkopa gome.

Protestuesit ishin pjestarë të minoritetit shiit, të cilët kërkonin lirimin e një të burgosuri, të mbajtur sipas tyre pa arsye në qelitë e paraburgimit.

Protestat janë ilegale në Arabinë Saudite, që prej unifikimit të vendit në një monarki absolute në vitin 1930.

Sipas ekspertëve, mundësia e destabilizimit të vendit nga protestat do të kishte një efekt dramatik në çmimin e naftës. Arabia Saudite është eksportuesi më i madh i naftës në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA