SHBA, 14 piratë përpara gjykatës
10/03/2011 21:55
14 piratë, të cilët vranë katër shtetas amerikanë gjatë shkurtit, u paraqitën sot në një gjykatë në Virxhinia, për t’u përballur me akuzat e piraterisë, grabitjes me dhunë dhe vrasjes në rethana rënduese.
Ata rrëmbyen një jaht privat në brigjet e Omanit ku po udhëtonin katër shtetas amerikanë, të cilët i ekzekutuan pasi ushtria amerikane u vu në ndjekje. Të gjithë ata u ndaluan në vendngjarje, pas një shkëmbimi të shkurtër zjarri.
13 shtetasit somalezë dhe shtetasi jemenas, pjesë e grupit të piratëve, rrezikojnë të gjithë dënimin me vdekje.
Gjashtë piratë janë gjykuar më parë në gjykatat amerikane, por asnjëherë më parë nuk ishin ekzekutuar shtetas amerikanë në sulme.
Top Channel