
Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, propozoi gjatë takimit me zëvendëspresidentin Joe Biden heqjen e vizave të ndërsjellta midis vendeve.
Sipas Putin-it, një hap i tillë do të ishte “historik” dhe një sinjal jashtëzakonisht domethënës për ngritjen e marrëdhënieve në një nivel të ri bashkëpunimi.
”Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia do të binin dakord për një regjim të lirë vizash përpara se Bashkimi Europian dhe Rusia të kryejnë këtë liberalizim, besoj se do të jepnin një sinjal të shkëlqyer për klimën e re të marrëdhënieve midis shteteve tona”, i tha Putini, Bidenit, në fjalimin e transmetuar nga mediat.
Bisedimet midis Rusisë dhe Brukselit për vendosjen e një regjimi të lirë vizash kanë disa vite që vazhdojnë pa bërë ndonjë progress të rëndësishëm.
Gjatë të gjithë historisë së shteteve armike në Luftën e Ftohtë, shtetasit e tyre kanë patur nevojë për viza për të hyrë në territoret e shtetit tjetër.
Top Channel