Marok, mbreti urdhëron nisjen e reformave
10/03/2011 02:50
Pas protestave të muajit shkurt, Mbreti i Marokut, Muhamedi VI njoftoi ndërmarrjen e reformave që ai pretendon se do të cojnë në demokratizimin e vendit.
Në një intervistë televizive, drejtuar kombit, Muhamedi VI u zotua se do të angazhohet personalisht për ndryshimet e nevojshme kushtetuese që do ta cojnë vendin drejt reformave të thella.
Monarku tha se kishte urdhëruar ngritjen e një komisioni ad hoc për të rishikuar kushtetutën.
Edhe Maroku u prek nga protestat popullore që përfshinë vendet e Afrikës së Veriut, fillimisht, Tunizinë, Egjiptin, Algjerinë e së fundmi Libinë,
Top Channel