
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në kontakt të drejtpërdrejtë me opozitën dhe me anëtarë të rëndësishëm të Këshillit Tranzitor në Libi.
Lëvizja e fundit e Uashingtonit zyrtar lidhur me krizën e rëndë në vendin arab është bërë e ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Carney.
Ndërkohë, nga Franca, burime të sigurta të cituara nga “Le Nouvel Observateur” kanë deklaruar se presidenti Nicolas Sarkozy u ka shprehur opozitarëve libianë gatishmërinë për të vepruar ushtarakisht edhe e vetme.
“Nëse është e nevojshme, Parisi është gati të kryejë bombardime edhe i vetëm”, ka deklaruar Sarkozy.
Ndërkohë, televizioni publik në Libi ka njoftuar se porti naftëtar i Ras Lanuf, bastion i rebelëve, është cliruar nga rebelët dhe ushtria po avancon drejt Bengazit.
Ndërsa nga Haga, kryeprokurori Ocampo, i cili po heton mbi Gaddafi-n dhe djemtë e tij për krime lufte, ka deklaruar se më 4 maj do të informojë OKB-në.
Nga ana tjetër, një sërë shqetësimesh janë ngritur për Ahad, i dërguari i britanikes “The Guardian”, që ndodhet në duart e forcave të kolonelit, ndërkohë që gazetari brazilian, Netto, është liruar.
Top Channel