Libia, NATO: Ndërhyrja, me rezolutë nga OKB

10/03/2011 18:25

Cdo aksion i tipit ushtarak nga NATO do të ketë nevojë për një mandat të qartë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Deklarata është bërë nga sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Anders Fogh Rasmussen, i cili ka nënvizuar se një mandat i tillë do të duhet edhe për një monitorim të përforcuar mbi embargon e armëve të vendosur ndaj Libisë në vitin 1970.

Rasmussen ka njoftuar se NATO do të vendosë një numër më të madh anijesh përpara Libisë, ndërkohë që nuk e ka komentuar hipotezën franceze për bombardime.

Ndërkohë, para situatës në Libi është dorëzuar edhe Italia, e cila gjithësesi ka njoftuar se do të qendrojë jashtë bombardimeve të mundshme.

“Epoka e regjimit të Gaddafi-t ka përfunduar. Procesi që është hapur në Libi është i pakthyeshëm”, ka deklaruar ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini.

Shefi i diplomacisë italiane ka theksuar se, tashmë askush nuk e konsideron më si interlokutor legjitim qeverinë aktuale të Tripolit.

“Do të jetë BE që do të vendosë mbi njohjen e Këshillit Kombëtar Tranzitor të Bengazit”, ka pohuar Franco Frattini.

Ndërkohë, janë arrestuar në perëndim të Libisë dy gazetarët për të cilët, sipas britanikes “The Guardian”, nuk kishte më informacione.

Bëhet fjalë për një gazetar të kësaj gazete, Ghaith Abdul-Ahad dhe për reporterin e një të përditshmeje braziliane, Andrei Netto.

Top Channel