Libi, Gaddafi fiton betejën e Ras Lanufit

10/03/2011 15:30

Forcat qeveritare janë duke pushtuar qytetin port të Ras Lanufit, ndërsa rebelët po tërhiqen në mënyrë të çorganizuar për në lindjen e vendit.

Lajmin e raportoi disa minuta më parë BBC, e cila duke u bazuar në dëshmitarë dhe korrespondentët e saj në zonë, mund të konfirmojë se pas disa ditësh luftimesh, forca më e madhe e zjarrit e ushtrisë së Gaddafi-t po bën diferencën.

Trupat që po tërhiqen goditen vazhdimisht me mortaja dhe raketa, ndërsa bombardimet ajrore vazhdojnë.

Sipas televizionit shtetëror libian, forcat pro-Gaddafi kanë spastruar rebelët edhe nga qyteti port i Sidrës, i ndodhur pranë Ras Lanufit.

Ndonëse një ditë më parë u raportua edhe për marrjen e qytetit të madh të Zavijës prej forcave qeveritare, sot raportohet për luftime të reja në qytet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta