Libi, dhunohen gazetarët e BBC-së

10/03/2011 13:45

Ndërsa udhëtonte drejt qytetit perëndimor të Libisë, Zawija, të kthyer në shesh-betejë, një ekip i BBC-së është rrahur e kërcënuar me vdekje nga forcat e Gedafit.

Britaniku Chris Cobb-Smith, operatori turk Goktay Koraltan dhe korespondenti Feras Killani, palestinezë, u akuzuan për spiunazh e u keqtrajtuan në 21 orët e ndalimit, nga ushtarët dhe policia sekrete.

Njeri prej tyre rrëfen se në qelinë ku i mbyllen, kishte edhe njerëz të tjerë.

“Nuk jua pershkruaj dot çfarë makthi ishte. Shumë prej tyre kishin kapuçë në kokë e duar të shtrënguara fort me pranga, aq sa u ishin enjtur. Disa kishin brinjë të thyera. Njerëzit ishin në agoni, vetëm ulërinin”, është shprehur Koraltan.

“Kishte rreth 12 të burgosur në qeli. Dy ishin egjiptianë, të tjerët arabë, shumica nga Zawija. Katër prej tyre ishin në gjendje shumë të keqe, ishin torturuar mizorisht”, theksoi Killani.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta