Kina përjashton mundësinë e demokratizimit

10/03/2011 16:15

Një antar i lartë i byrosë politike në Kinë deklaroi se kalimi në një sistem shumëpartiak apo adoptimi i stilit të demokracive perëndimore nuk është një opsion për vendin.

Duke folur në Kongresin Popullor të Partisë Komuniste, numri dy i partisë, Wu Bangguo, paralajmëroi se Kina mund të përballet me revolta popullore nëse do të braktisë sistemin e saj aktual.

Një vit më parë, Kryeministri Wen Jiabao lajmëroi për ndërmarrjen e disa reformave me karakter demokratik, por komentet e Bangguo-s thonë tërësisht të kundërtën.

Ndonëse ekonomia kineze ka shumë më tepër elementë të kapitalismit se sa komunizmit, jeta politike e vendit më të populluar në botë kontrollohet rreptësisht nga një partie e vetme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta