
Drejtuesi i Departamentit Amerikan të Shtetit për Japoninë u zëvendësua, pasi komentet e tij mbi banorët e ishullit të Okinauës ndeshën me një protestë të forta nga Tokio zyrtare.
Sipas mediave japoneze, Kevin Maher i cilësoi banorët e ishullit të Okinauës shumë dembelë dhe përfitues nga prezenca e madhe amerikane që ndodhet në ishullin e tyre.
Departamenti i Shtetit kërkoi ndjesë për komentet e papërshtatshme, ndërsa theksoi se ato nuk shprehin pikëpamjen e politikës së jashtme amerikane.
Më shumë se 30 minibaza amerikane në Okinaua bëjnë që ky ishull të ketë një rëndësi thelbësore në marrëdhëniet amerikano-japoneze, ndërsa e shndërrojnë Okinauën në një pikë me rëndësi të madhe strategjike për ushtrinë amerikane.
1,3 milion banorët e ishullit kanë kërkuar prej kohësh largimin e bazave amerikane, pasi sipas tyre ato ndosin ajrin dhe rrisin kriminalitetin në vend.
Top Channel