
Një projektligj shumë i debatueshëm, i cili synon të reformojë sistemin gjyqësor, u prezantua sot në Romë nga Kryeministri Silvio Berlusconi.
Projektligji pritet t’a ketë të vështirë të kalojë në parlament, ndërsa qarqet opozitare e kanë interpretuar reformën si një hakmarrje personale të Berlusconi-t ndaj gjyqësorit, që po e ndjek në disa procese për evazion fiskal, abuzim me pushtetin dhe raporte seksuale me minorene.
Në bazë të ligjit, karriera e prokurorëve dhe ajo e gjyqtarëve do të ndahet që në fillim dhe ata nuk mund të kryerjnë dot më të dy këto detyra.
Gjykatat e pavarura dhe me shumë juridiksion kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Italisë, duke nisur nga “Mega-Procesi” i vitit 1990 dhe proceset e tjera ndaj mafias.
Top Channel