
Franca u shndërrua në shtetin e parë në botë që njeh autoritetin e rebelëve libianë si qeverinë e ligjshme të Libisë.
Vendimi i Parisit zyrtar u bë i ditur përpara mbledhjes së NATO-s, ku do të bisedohet rreth mundësisë së vendosjes së një zone ndalim-fluturimi.
Besohet se heqja e njohjes së Gaddafi-t si udhëheqës i vendit mund të pasohet edhe nga vende të tjera të rëndësishme në Bashkimin Europian.
Ditën e sotme është rritur edhe më shumë shqetësimi i bombardimit të zonave rebele prej forcave të mbajtura prej kolonelit Muammar Gaddafi.
Një grup gazetarësh të BBC-së u ndaluan dhe u rrahën sot nga forcat qeveritare të Libisë, ndërsa aksesi ndaj lajmit në vend është bërë gjithmonë e më i vështirë për gazetarët e huaj në Libi.
Njëkohësisht, Kryqi i Kuq lajmëroi për rritje dramatike të numrit të viktimave, ndërsa e konsideroi konfliktin në Libi si një “luftë civile”.
Top Channel