Beqja: Abuzim me çmimin e ilaçeve

10/03/2011 11:00

Deputeti i PS-së, Ilir Beqja ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha për çmimet e larta të barnave në vend dhe shërbimin e shtrenjtë që ofrohet në spitale.

Ai ka theksuar se për kryeministrin është e rëndësishme vetëm qendrimi në pushtet, pa marrë parasysh pazaret që bëhen me tenderat e ilaçeve.

“Po abuzohet me çmimin e ilaçeve dhe për këtë fajin e ka Saliu. Ai mjafton që ka patericën e pushtetit pavarësisht se ç’bëhet me konçesionet e barnave”, tha Beqja.

“Keni premtuar mbrojtje shëndetësore për të gjithë, ndërsa miratuat ligje për të kundërtën. Ishte 12 muaj e bëtë 17 mijë për mbrojtjen shëndetësore. Kjo është një padrejtësi e madhe dhe ndoshta më e madhja në gjashtë vite”, theksoi ai.

Top Channel