Afganistan, NATO vret kushëririn e Karzai-t

10/03/2011 15:10

Një kushëri i parë i presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, u vra sot gabimisht prej trupave të NATO-s në jugun e vendit.

Yar Muhammard Khan ndodhej në shtëpinë e tij në Dand, lokalitet në krahihën e Kandaharit, kur u vra në orë e para të mëngjesit nga një snajper, brenda në banesën e tij.

NATO lajmëroi se ka nisur hetimet rreth ngjarjes. Lajmi vjen në një moment jashtëzakonisht të pavolitshëm, një javë pasi një nëntë fëmijë mbetën viktimë të një sulmi tjetër, pasi u ngatërruan me talebanë.

Ngjarja shkaktoi protesta të dhunshme në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Disa qindra civilë janë vrarë gabimisht prej NATO-s që prej ndërhyrjes në vend në vitin 2001.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta