Afganistan, kamikazi vret shefin e policisë

10/03/2011 21:40

Shefi i policisë së krahinës veriore të Afganistanit, Kunduz, u vra gjatë pasdites nga një sulm kamikaz.

Dëshmitarët treguan se një njeri i cili kishte në brez dinamit iu afrua zyrtarit të quajtur Abdul Rahman Sayedkhili në rrugë dhe shpërtheu veten në afërsi me shefin e policisë.

Si rrjedhojë e sulmit, edhe dy truproja të Sayedkhili-t mbrtën të vrarë. Policia dhe forcat e sigurisë janë vënë në qendër të sulmeve të përgjakshme nga talebanët gjatë kohëve të fundit.

Mbetet i paqartë fakti se si kamikazët iu afruan shefit të policisë, ndonëse ai shoqërohej nga 50 truproja, pasi ishte vënë edhe më parë në qendër të sulmeve të eksponentëve të Al-Kaedës.

Që prej ndërhyrjes së NATO-s në vitin 2001, Kunduzi është konsideruar si një prej krahinave më të qeta, por është turbulluar ndjeshëm nga sulme të njëpasnjëshme në muajt e fundit.

Viti 2010 ishte më i pargjakshmi përsa i përket vdekjeve të civilëve në Afganistan, që prej ndërhyrjes së koalicionit të kryesuar nga SHBA.

Top Channel