
Revoltat e vendeve arabe pritet të përfshijnë nesër edhe Arabinë Saudite, ndërsa aktivistët opozitarë bënë thirrje të paprecedenta për një protestë masive kundër monarkisë absolute të vendit.
Sipas lajmit të raportuar nga “Reuters”, politikanët konservatorë arabë e kanë të vështirë të përballojnë një brez të ri arabësh të moshës së internetit, të cilit duken të painteresuar për premtime me karakter fetar dhe moral, në kohën që privohen nga shumë të drejta demokratike.
Masa të rrepta sigurie janë marrë në kryeqytetin Riad, ku që gjatë pasdites janë dislokuar trupa të shumta policore.
Deri tani, disa protesat të tjera sporadike kanë tronditur qetësinë në Arabinë Saudite, por nuk ka patur një protestë të organizuar dhe masive si ajo që pritet të realizohet nesër.
Arabia Saudite është eksportuesi më i madh në botë i naftës, prandaj ekziston një frikë se destabilizimi i vendit do të krijonte një rritje kolosale të çmimit të karburanteve.
Top Channel