Gaddafi, akuza Perëndimit dhe Al Kaedës

09/03/2011 17:05

Në një fjalim televiziv, kreu i regjimit libian, Muammar Gaddafi ka akuzuar se rebelet që luftojnë kundër tij janë të huaj që mbështeten nga Al Kaeda dhe Perëndimi.

Kolonel Gaddafi ka theksuar se atyre u kanë dhënë pilula, para dhe armë që të luftojnë kundër tij.

Ndërkohë, një sulm me armë të rënda, si dhe me tanke e avionë ka nisur kundër qyteteve që janë marrë nën kontrollin e rebelëve që luftojnë kundër Gaddafi.

Ndërkohë, “New York Times” shkruan në një artikull të sotëm të sajin se autoritetet shqiptare kanë furnizuar ilegalisht me armë ushtrinë e Muammar Gaddafi-t.

Sipas së përditshmes amerikane, disa ngarkesa me predha 82 milimetërshe për mortaja dhe armë të tjera të lehta u nisën për në portin e Ras Lanufit gjatë vitit 2010.

Ato ishin tepricë e ushtrisë sonë, ndërsa vetë furnizimi i Libisë nuk ishte ilegal në atë periudhë, pasi ende nuk kishin shpërthyer kryengritjet dhe asnjë bllokadë nuk ishte vendosur.

Top Channel