Egjipt, përleshjet ndërfetare, 13 viktima

09/03/2011 21:20

13 persona kanë mbetur të vrarë dhe 140 të tjerë të plagosur në përleshjet e dy ditëve të fundit ndërmjet të krishterëve dhe muslimanëve në Egjipt, bënë të ditur gjatë pasdites burime zyrtare.

Të gjithë viktimat u shkaktuan ditën e martë nga plagë të marra me armë zjarri, ndërsa sot shumë mbetën të plagosur, disa në gjendje të rëndë, ndërsa qindra të rinj nga të dy komunitetet u përleshën me thika e hanxharë në sheshin Tahrir.

Tensionet ndëretnike shpërthyen në Egjipt pasi iu vendos flaka një kishe në fundjavën e shkuar. Premtimet e autoriteteve për rindërtimin e shpejtë të kishës nuk kanë shërbyer për të qetësuar tensionet.

Rreth 10% e popullsisë 84 milion banorëshe të Egjiptit është e krishterë.

Top Channel