
Numri i civilëve të vrarë në Afganistan gjatë vitit 2010 është më i larti që prej ndërhyrjes së NATO-s në vend, u shkruajt në një raport të OKB-së.
Më shumë se 2 700 civilë humbën jetën në shpërthimet dhe përplasjet e armatosura në vitin që lamë pas, një rritje me 15% nga viti i mëparshëm.
Sipas raportit të OKB-së, faji për rritjen e gjakderdhjes është i talibanëve dhe rebelëve të tjerë, pasi ata janë pas 75% të sulmeve vdekjeprurëse.
Numri i të vrarëve nga forcat qeveritare dhe NATO ka pësuar një rënie të ndjeshme, me vetëm 16% të totalit.
Megjithatë, sipas korespondentit të BBC-së në Kabul, Quentin Sommerville, vrasja aksidentale e nëntë djemve prej forcave amerikane së fundmi ka ngjallur shumë irritime në popullsi, shumë më tepër se vrasjet e shkaktuara prej talebanëve.
Top Channel