Tahiri con Topallin në Kushtetuese

08/03/2011 10:30

Deputeti Simir Tahiri ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e vendimit të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Kërkesa, e dorëzuar nga deputeti socialist ka të bëjë me vendimin e Topallit për përjashtimin nga disa seanca të deputetëve të opozitës.

Në kërkesën e tij, Tahiri argumenton se, vendimi i kryetares së Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe me konventën evropiane për të drejtat e njeriut.

Më 10 shkurt Topalli dha një masë disiplinore ndaj deputetit Tahiri, për prishje të seancës plenare dhe nxitje të rrëmujës gjatë saj.

Top Channel