Okampo, hetim zyrtar për krimet e kryera në Libi

07/03/2011 10:10

Gjykata Penale Ndërkombëtare bën të ditur se prokurori i përgjithshëm, Luis Moreno Okampo, do të nisë një hetim zyrtar për krimet e kryera së fundmi në Libi.

Gjykata pritet, të publikojë sot listën e parë me zyrtarët libianë, të përfshirë në hetime, si dhe raportin mbi krimet e kryera në Libi, nga data 15 shkurt.

Materialet do të ekzaminohen nga gjyqtarët, të cilët më pas do të vendosin, lidhur me lëshimin e mandat-arresteve.

Top Channel