Tornado godet Luizianën

06/03/2011 18:05

Tornado e fuqishme e përplasur mbi qytetin jug-perëndimor të Luizianes “Rayne” i ka marrë jetën një 21 vjecarje dhe ka plagosur 11 persona të tjerë.

Vorbulla e frikshme e ajrit dëmtoi 100 shtëpi, një pjesë e të cilave janë shkatëruar krejtësisht dhe detyroi evakuimin e 1500 personave. Frika më e madhe e njerëzve të larguar në panik ishin rrjedhjet e gazit.

Vala e shkatërrimeve ka qenë pasojë e stuhive të dhunshme në Luiziana, Misisipi dhe Alabama. 21 vjecarja humbi jetën kur një pemë u thye dhe ra mbi shtëpinë e saj. Një nga të plagosurit, sipas mediave vendase është në gjendje kritike për jetën.

Zyrtarët besojnë se tornadoja shkatërrimtare e goditi qytetin për afro 15 minuta.

Top Channel