Tërmet i fuqishëm në Kili

06/03/2011 16:05

Lëkundje të forta të tokës me magnitudë 6.3 u ndjenë në rajonet veriore të Kilit .

Sipas autoriteteve, tërmeti kishte epiqendrën e tij 60 kilometra në lindje të qytetit të Aricas në një thellësi prej 120 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë edhe në disa rajone të Bolivisë dhe Perusë. Për momentin nuk ka të dhëna për viktima.

Lëkundjet vijnë një vit pas tërmetit katastrofik që goditi vendin, pikërisht me 27 shkurt të 2010 e që shkaktoi mijëra viktima.

Top Channel