Sondazhi për presidencën shokon Francën

06/03/2011 18:40

Rezultati i një sondazhi për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm e të realizuar online nga gazeta Le Parisien po shokon Francën.

Në sondazhin e publikuar liderja e Frontit Kombëtar, partia e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen udhëheq me 23 përqind të preferencave, 2 përqind më shumë se 2 rivalët e saj kryesor, presidenti Sarkozy dhe kandidates së socialistëve, Martine Aubry.

Sipas këtij sondazhi, Le Pen dhe partia e saj, Fronti Popullor, që deri më sot nuk shiheshin si kandidatë potencialë për marrjen e presidencës, mund të dalin triumfues në raundin e parë të zgjedhjeve, për të vendosur më pas në një balotazh të mundshëm me Sarkozy ose me kandidaten e së majtës, Aubry.

Gjithësesi, shkruan BBC, analistët vendas vënë në dyshim besueshmërinë dhe objektivitetin e sondazhit të Le Parisien.
 

Top Channel