Libi, të shtëna e më pas festime

06/03/2011 09:30

Në fillim, të shtëna me armë zjarri dhe artileri, pastaj gëzim dhe festë në Tripoli me rrugët e kryeqytetit libian të mbushura me makina dhe me njerëz që valëvisin flamuj.

Kështu ka filluar dita në Libi, ku televizioni shtetëror ka bërë të ditur se ushtria ka rifituar shumë qytete rebele, midis të cilave edhe Al Zawiya.

Ka zëra se Gedafi ka arritur një marrëveshje me krerët e disa tribuve për përfundimin e dhunës në vend.

 

Top Channel