Libi, dështon ofensiva e Gedafit në Misurata

06/03/2011 19:15

Të paktën 18 të vrarë, mes të cilëve edhe një foshnje e porsalindur, dhe dhjetra të plagosur është bilanci i luftimeve mes rebelëve dhe mbështetësve të Gedafit në qytetin e Misuratas në Libi.

Lajmi njoftohet nga burimet spitalore të qytetit të cilat raportojnë për luftime të ashpra mes rebelëve dhe forcave besnike të Gedafit, që kanë ndërmarrë një ofensivë për rimarrjen e qytetit. Ofensiva ushtarake e forcave të Gedafit ka hasur në rezistencë të fortë rebele të cilët e kanë sprapsur atë duke zënë peng të paktën 20 ushtarë, ndërkohë që pjesa tjetër janë tërhequr në bazën ushtarake ajrore të fortifikuar.

Ky ishte dështimi i radhës i forcave të Gedafit në këtë qytet, i cili prej ditësh ndodhet në duart e rebelëve që kërkojnë largimin e liderit libian.

Top Channel