Kubë, amerikani dënohet për spiunazh

06/03/2011 14:10

Një amerikan është shpallur fajtor nga një gjykatë në Kubë se ka punuar për të dëmtuar qeverinë e Havanës.

Tashmë, Alan Gross rrezikon 20 vjet burg. Gjykatësit duhet të vendosin masën e ndëshkimit.

Gross, i arrestuar në dhjetorin e vitit 2009 në Havana, punonte për departamentin amerikan të shtetit dhe akuzohet për futjen e paligjshme në Kubë të telefonave celularë, që janë të ndaluar në këtë vend, për t’i lejuar disidentëve aksesin në internet.

 

Top Channel